Daliç befason Kroacinë: Nuk do të qëndroj gjatë si trajner

Trajneri i Kroacisë, Zllatko Daliç, që vitin e kaluar me përfaqësuesen e saj arriti suksesin më të madh në futbollin kroat, duke u shpallur nënkampione e botës, i befasoi tifozët me deklaratën e tij të fundit.

Para prezantimit të librit të tij “Rusia ishte ëndrra jonë” ai deklaroi: “Unë nuk mendoj se do të qëndroj gjatë si trajner, kjo punë të shkakton një stres të madh, të rraskapit emocionalisht dhe psikologjikisht, ndërkohë që në jetë ka gjëra më te rëndësishme sesa rezultatet e ndeshjeve, familja dhe miqtë që unë i kam lëne mbas dore, për shkak të futbollit. Unë jam 53 vjeç dhe nuk planifikoj të qëndroj gjatë si trajner. Miqtë shpesh më thonë që të kujtoj Rusinë, se unë u solla njerëzve dhe Kroacisë titullin e nënkampionit të botës”.

Sfidanti.al