Trajneri i Totenhemit padyshim është duke zbatuar planin e tij që të përfitojë sa më shumë përpara sesa skuadra e tij të dalë në “Anfild” për t’u ndeshur me Liverpulin kampion, në Premier Ligë. Portugezi qortoi rivalët se po ankohen kot për numrin e madh të dëmtimeve, dhe shpreson që ata të nervozohen sado pak

