Kristiano ka arritur në kuotën 15 në kampionat këtë sezon, ndërsa belgu është në 12. Një duel shumë i bukur mes dy sulmuesve kryesorë të Serisë A (a është dakord Ibra?!), të cilët po mbajnë repartin mbi shpinë dhe po shënojnë (së bashku) më shumë se shumica e skuadrave të elitës në Itali. Janë 28 gola të të dyve, dhe vetëm Lacio e vendit të 8-të arrin në barazim. Shtatë skuadrat e para kuptohet janë më lart, veçse 12 ekipe janë më poshtë. Pra, këta 12 ekipe kanë shënuar më pak se dyshja Ronaldo-Lukaku me të gjithë lojtarët e tyre të marrë së bashku.
E diela do të jetë dita e përplasjes dhe CR7 është mësuar t’u shënojë të gjitha skuadrave edhe në Itali, pra edhe Interit, Milanit, Romës, Lacios apo Napolit. Lukaku, ndërkaq, ka shënuar ndaj Milanit e ndaj Napolit, por jo ndaj Juventusit, Atalantës, Romës e Lacios. Gjithsesi, Romelu është një gjigand dhe e shpërblen shumë mirë veten, sepse ka statistika thuajse të barabarta me Ronaldon duke marrë rrogë 4 herë më të vogël.
Sfidanti.al