Sonte derbi i Romës, por në fushë nuk do të jetë asnjë shqiptar!

Tomas Strakosha vazhdon të mos ngrohë as stolin tek Lacio, ndërsa sonte në 20:45 luhet ndeshja më e ndjerë e kryeqytetit të Italisë. Portieri jepet i dëmtuar dhe është jashtë derbit me Romën në “Olimpiko”, ndërsa lojtari tjetër shqiptar i Lacios, Vedat Muriqi, e nis ndeshjen nga stoli. Në krahun tjetër, Marash Kumbulla po provon se kur je 20 vjeç dhe kur kalon koronavirusin është e vështirë të kthehesh në formacion. Pas një fillimi shumë të mirë të sezonit, duke shënuar edhe dy gola (Jang Bojs, Milan), qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare është ulur në stol nga trajneri i Romës, Fonseka. Skema e tij është me vetëm 3 mbrojtës, pra ka më pak hapësirë sesa me 4, dhe për momentin në fushë janë Mançini, Smolling dhe Ibanjez.

Sfidanti.al