Sportistet amerikane në kufirin zviceran, pa dokumenta dhe me dyshim për drogë!

Problemi i parë ishte i vërtetë dhe u desh të pritej ca për ta zgjidhur. Përsa i përket problemit të dytë, zyrtarët zviceranë të kufirit u vunë vërtet në alarm dhe i kërkuan një kontroll më të imët dy sportisteve amerikane, Keili Hamfris dhe Lolo Xhons. Ato ishin së bashku në makinë dhe po hynin në Zvicër për Kupën e Botës në Sent Morric. Hamfis dhe Xhons janë sportiste të bobslejt, disiplina me “makina” apo “varka” që rrëshqasin mbi akull me një patinë të gjatë.

Në makinën e tyre kishte një substancë të bardhë, që fillimisht u mor për drogë, por pastaj doli se ishte kreatinë, substancë e lejuar për të forcuar muskujt. Problem më i madh ishte mungesa e dokumentacionit për mjetin e tyre “bob”. Amerikanet 35 e 38-vjeçare kishin harruar që në kufirin zviceran duhet të paraqiten dokumentat, ndryshe nga Bashkimi Europian, pasi Zvicra nuk është në BE. Kjo bëri që Keili dhe Lolo të prisnin 2 orë.

Sfidanti.al