Me rinovimin e kontratës me Juventusin gjithnjë e më shumë në dyshim, emri i Paulo Dybalës rindez zërat e merkatos. Sipas asaj që publikohet në disa media franceze, sulmuesi argjentinas është objektivi kryesor i merkatos së trajnerit të ri të Paris Saint Germainit, Mauricio Pochettino që e donte ta kishte atë nën urdhrat e tij edhe te Tottenhami në verën e vitit 2019
Dybala do të zhvillojë një takim me drejtuesit e Juventusit në muajin shkurt ku pritet të kthejë përgjigje për propozimin e bardhezinjve për rinovimin e kontratës me pagë 10 milionë Euro në sezon, por Paris Saint Germaini mund t’i ofrojë pagë prej 15 milionë Euro që është shifra e kërkuar nga Dybala por që Juventusi refuzon t’ia japë.
Mësohet se pas këtij operacioni është Drejtori Sportiv i kampionëve të Francës, Leonardo që në rast të një largimi të mundshëm të Neymar ose Mbappe do të shfaqë gatishmërinë t’i bëjë Juventusit një ofertë bazë prej 60 milionë Eurosh për Dybala, një shifër që konsiderohet e ulët nga Zonja e Vjetër që e vlerëson kartonin e Dybalës 80 milionë. Por nëse bisedimet për rinovimin do të dështojnë atëherë Juventus mund të pranojë shitjen e futbollistit edhe për 70 milionë Euro.
Sfidanti.al