Roberto Mançini: Interi është gati, për Juven quajeni vendimtare!

Nuk është plotësisht i bindur në potencialin e kampiones së Italisë, ndonëse vlerëson se ka skuadrën më të fortë, dhe po ashtu ka momentin më të mirë. Të dielën luhet Inter-Juventus dhe një opinion për sfidën e jep edhe trajneri i të kaltërve, Roberto Mançini. “Kampionët e Italisë kanë ende përbërjen më të mirë, – thotë ai, – por, nuk mund t’i lejojnë vetes të humbasin sërish pikë duke pasur 3 ekipe përpara në renditje”. Në këtë kuptim, Manço e quan derbin vendimtar për Juventusin, ndërsa thotë se Interi është i fortë, ka lojtarë cilësorë dhe është gati. Gjithsesi, tekniku i Italisë thotë se nuk mund të nënvleftësohet Milani që i ngjan me skuadrën që ai drejton. “Milani ngjan me Italinë me lojën që luan, – thotë Mançini, – nuk është rastësisht në krye. Interi dhe Juvja kanë skuadrat më të forta, por nuk është e thënë të fitojnë patjetër”.

Sfidanti.al