Duel i madh Jokiç-Kërri, Denveri arrin të kalojë Golden Stejtin!

Ishin dy yje sipas mënyrës së tyre. Ai vendas që bën thuajse gjithçka, ndonëse këtë herë i ndezi motorët vetëm pas pushimit, dhe ai mik që di të gjuajë si pak të tjerë. Nikola Jokiç e Stefën Kërri ishin përballë në Arenën e Denverit ku vendasit arritën më në fund të fitonin ndaj Golden Stejtit me shifrat 114-104. Jokiç shënoi vetëm 5 pikë në dy periodat e para, por e përfundoi ndeshjen me tripëll dabëll, 23 pikë, 14 topa në tabela e 10 asistë. Ai ka një mesatare tripëll dabëlli gjatë sezonit dhe është padyshim një nga lojtarët më të mirë në NBA. Kërri shënoi 35 pikë, nga të cilat 5 me tripikësha. Tashmë, ai ka 2 545 kosha të tillë në karrierë, vetëm 15 kosha prapa Rexhi Milerit që është i dyti në renditjen e të gjitha kohëve. Rej Alen është i pari me 2 973 tripikësha, pra Kërrit do t’i duhen edhe nja 400 të tillë (ndoshta dy sezone) për ta arritur.

Sfidanti.al