Një tjetër grusht në mjekër, nga ata të rëndën. Klivlend Kavaliers u mund përsëri dhe papritur e gjeti veten shumë pranë rivaleve të Konferencës Lindore. Skuadra që mendonte thjesht të dilte e para në Lindje dhe të ruante forcat për finalen e madhe të mundshme të NBA-së ndaj kampiones së Perëndimit, duhet t’i ndryshojë planet

