Kampioni i ri absolut i botës – ish-murator dhe ish- i burgosur që luan shah!

Boksieri britanik Entoni Oluvafemi Olaseni Xhoshua, shkurt Femi, që u shpall kampion absolut në tre versione të boksit profesionist, pasi mundi me nokaut teknik bokserin ukrainas 41-vjeçar, Vladimir Kliçko, është lindur para 27 vitesh, në Uatford, nga një nënë që origjinën e ka nga Nigeria. Fillimisht, ai u rrit në Afrikë, ndërsa, kur u bë 7 vjeç, u kthye në Britani, ku filloi të shkoi në shkollë dhe të merret me sport. Në fillim, ai u mor me atletikë e futboll dhe, kur ishtte vetëm 13 vjeç, ai i përshkoi të 100 metrat brenda 11,6 sekondash! Ky ishte një tregues i mirë se ai punonte shumë që të bëhej një sportist i fuqishëm dhe i shpejtë që, më vonë, doli se ishte mjaft në gjendje që të rrihej dhe të çante vetullat e kundërshtarëve në nivel bote!

Me boks, ai filloi të merrej, kur ishte 18 vjeç, dhe refuzoi 50 000 sterlina që të mos bëhej boksier profesionist, me qëllim që të merrte pjesë në Olimpiadën e Londrës (2012), ku fitoi medaljen e artë. “I kundërshtova paratë menjëherë, sepse unë nuk fillova që të merresha me boks për hir të parave, por për hir të medaljeve”, deklaroi, atëkohë, Xhoshua. Në dhjetor 2015, ai u bë kampion i Britanisë së Madhe dhe, më pas, filloi “të shkruajë” historinë, deri sa, më 29 prill 2017, në Uembli, para 90 000 shikueve, mundi të pamundurin Vladimir Kliçko. 19 ndeshje, 19 fitore, 19 me nokaute!

Por, sifoqoftë, pas shpinës së këtij boksieri, ka disa momente jete që nuk kanë lidhje me ringun. Para se të bëhej boksier, ai ka punuar si murator dhe, që i vogël, është interesuar për shahun dhe përpiqej që të lexonte sa më shumë libra. Xhoshua ka kaluar edhe momente të bujshëm në jetën e tij, kështu, psh., më 2009, ai përfundoi mbas hekurave të burgut, për shkak të zënkave fizike dhe budallallëqeve të tjera të këtij lloji, ndërsa, kur doli nga burgu, ishte i detyruar që të mbante byzylykun elektronik!

Sfidanti.al