Ndodh kur s’thua të vërtetën; Revista ‘Bunte’ do t’i paguajë 50 mijë Euro familjes Schumacher

Mjafton një lajm i pavërtetë për të paguar një dëmshpërblim prej 50 mijë Eurosh. Kjo është ajo që i ka ndodhur revistës gjermane ‘Bunte’  që do t’ia paguajë këtë shifër familjes së Michael Schumacher. Ishte dhjetori i vitit 2015, 2 vjet pas aksidentit të 7 herë kampionit të botës të Formula 1, kur ‘Bunte’ publikoi artikullin ku lexohej: Është më shumë se një mrekulli Krishtlindjesh, Michael Shumacher është në gjendje të ecë. Një lajm ky që u përgënjeshtrua menjëherë dhe në mënyrë kategorike nga agjentja e Michael Schumacher, Sebine Kehm, ndërkohë që pas më shumë se një viti gjykata e Hamburgut detyron këtë revistë të paguajë dëmshpërblimin në favor të familjes Schumacher me motivin e thyerjes së privatësisë së saj.

sfidanti.al