Bolt ëndërron futbollin: Dua të shënoj 20 gola në sezon

Usain Bolt mezi po pret të  shfaqet në rolin e futbollistit dhe këtë rekordmeni e ka shprehur në një intervistë për ‘So Foot’. ‘Dua të jem një sulmues në gjendje për të shënuar 20 gola në sezon-tha Bolt-mund të luaj në Divizionin e Dytë të kampionatit francez. Me mua mbrëmjet e kësaj lige do të jenë akoma më speciale. Gjithsesi, nëse do të nis këtë karrierë të re nuk do të synoj në asnjë moment që të jem mes 50 lojtarëve më të mirë në botë’. Usain Bolt, fitues i 8 medaljeve të arta olimpike, përpara disa muajsh deklaroi tërheqjen nga atletika, pas përfundimit të Botërorit të Londrës që do të mbahet në 4-13 gusht të këtij viti.

sfidanti.al