Arbitër turk për Shqipëri-San Marino

Një skuadër arbitrash nga Turqia do të vendosë drejtësi në ndeshjen Shqipëri-San Marino në Nations League, sfidë që do të luhet më 6 tetor në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Mehmet Turkmen do të jetë arbitër kryesor i ndeshjes, ndërsa Ibrahim Çaglar Uyarcan dhe Anıl Usta do të jenë asistentët e tij. Oguzhan Çakir do të jetë arbitër i katërt, ndërsa Onur Özütoprak do të jetë gjyqtar në VAR.

Pas humbjes 2-0 në Finalndë, kuqezinjtë synojnë fitoren në shtëpi përballë San Marinos, që të mbeten në garë për vendin e parë në grupin C1 në Nations League.