Manchester City si Liverpool; I bllokohet i merkatoja, parregullsi në kontratat me minorenë

Pas Liverpoolit është Manchester City që ndëshkohet me bllokim të merkatos në Angli. Drejtuesit e Premier Leagues vendosën të detyrojnë Citizens që të mos bëjë asnjë lëvizje në merkaton e transferimeve për 2 vjet, ndërkohë që e gjobitën edhe me 350 mijë Euro gjobë. Manchester City do të zbatojë me siguri vitin e parë të dënimit, ndërkohë që i dyti është lënë pezull. Nëse në 3 sezonet e ardhsshme Manchester City do të përsërisë gabimin e bërë atëherë do të zbatohet edhe viti i dytë i dënimit me bllokim të merkatos. Shkaku i ndëshkimit të Manchester City u bënë një futbollist 11 vjeçar i Evertonit dhe një 15 vjeçar i Wolverhamptonit. Sipas drejtuesve të Premier League, ekzistojnë prova se përfaqësuesit e Manchester City kanë hyrë në kontakte me prindërit e dy futbollistëve të mitur edhe pse ata kanë një kontratë të nënshkruar me klubet respektive.

sfidanti.al