Skënderbeu mund Vllazninë dhe afron me kreun, por sa dyshime!

Skënderbeu hyri plotësisht në garën për titullin në Superligën shqiptare pas fitores ndaj Vllaznisë në Korçë. Kampionët në fuqi kaluan një provë që u duk e vështirë, pasi shkodranët kryesuan tri herë, por nuk arritën të mbaheshin deri në fund.

Çinari kaloi Vllazninë në epërsi, Salihi barazoi me penallti dhe me rezultatin 1-1 u mbyll pjesa e parë. Pas pushimit, miqtë shënuan sërish me anë të Tafilit, i cili gjithashtu ekzekutoi një 11-metërsh.

Më pas Salihi përfiton nga gabimi i portierit shkodran për barazimin 2-2, ndërsa Bakaj kthen Vllazninë në epërsi. U deshën minutat shtesë që të realizohej përmbysja përfundimtare, me rrjetat e Muzakës dhe Latifit, gjithashtu me penallti.

Skënderbeu ka tani 65 pikë, ndërsa Kukësi e Partizani janë në krye me nga 66, veçse mënyra sesi shkoi ndeshja me shkodranët ishte vërtet shumë e çuditshme,

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Flamurtari mundi 2-0 Tiranën në Vlorë, duke shënuar në fund. Shkodra dhe Bushiç ishin autorët e golave në minutat 89 e 91.

Flamurtari i jep shpresë vetes për mbijetesën, ndërsa Tirana zbret në vend të parafundit dhe rrezikon.

Sfidanti.al