Francesco Totti nuk zbërthehet përsa i përket tërheqjes së tij nga futbollit i luajtur pavarësisht deklaratës së drejtuesve të Romës se do t’i jepet një rol drejtuesi në klub. ‘Do të mësoni gjithcka për të ardhmen time në fund të kampionatit. Mungojnë edhe 23 ditë, keni pritur një vit të tërë…’-tha Totti për median italiane përpara se të hynte në Pallatin e Sportit në rrugën Tiziano për të ndjekur ndeshjen e basketbollit mes Virtus Roma dhe Ravenna. Pikërisht përpara fillimit të kësaj sfide Tottit iu rezervua një duartrokitje e gjatë ndërkohë që iu bë dhuratë edhe një fanelë e Virtus Romës me numrin 10 të firmosur nga të gjithë basketbollistët.
sfidanti.al