Kipchoge, thyen rekordin e maratonës, por s’e ul kufirin kohor nën 2 orë

Eliud Kipchoge dështon në tentativën e tij për të ulur kohën e përshkimit të maratosën nën kufirin e 2 orëve. Keniani e bëri tentativën e tij në autodromin e Monzës duke përshkuar distancën e 42 km e 195 m me kohën 2 orë e 25 sekonda, pra ai nuk mundi ta ulë këtë barrierë vetëm për 25 sekonda. Gjithsesi kjo tentativë e Kipchoges nuk shkoi krejtësisht dëm. Në të vërtetë, atleti kenian arriti të përmirësojë rekordin botëror të maratonës prej 2 orësh 2 minutash e 57 sekondash që mbahej nga bashkëkombasi i tij Dennis Kimetto. Por ky rezultat i kampionit Olimpik të Rio 2016 nuk do të homologohet nga IAAF, pasi gara e Monzës nuk kishte karakteristikat e maratonës të parashikuara nga rregullorja.

sfidanti.al