Ferrari është përpara Mercedes në këtë sezon të Formula 1. Këtë fakt e ka pranuar edhe legjenda e Formula 1, Niki Lauda, aktualisht presidenti i nderit i skuderisë gjermane. Në një intervistë për median austriake, Lauda theksoi se Mercedes duhet të punojë më shumë se rivalët e tij për t’i arritur ata. ‘Ferrari duket qartë se është më mirë se ne-tha Lauda-duhet të analizojmë atë çfarë nuk po shkon dhe të përmirësohemi për garën e ardhshme në Barcelonë. Të gjithë do të bëjnë modifikimet e tyre në makina. Ferrari do të bëjë një hap para, ne do të na duhet të bëjmë 2, ndërsa Red Bull 3. Makinat Mercedes janë shumë të rënda, duhet të përmirësojmë aerodinamikën e mbi të gjitha duuhet të kuptojmë pse gomat Pirelli me ne nuk funksionojnë si me Ferrarin’. Klasifikimi i pilotëve këtë sezon në Formula 1 kryesohet nga Sebastian Vettel që ka 2 fitore dhe 2 vende të dyta dhe menjëherë pas tij pozicionohen 2 pilotët e Mercedes, Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas.
sfidanti.al