Tifozët e Lazios shokojnë qytetin e Romës nëpërmjet një ironie horror për verdhekuqtë. Në ambientet pranë Colosseut, simboli i qytetit roman, gjatë natës u vendos një banderolë e madhe e shoqëruar nga 4 manekinë të varur të veshur me fanelat e Nainggolan, De Rossit dhe Salah. ‘Një këshillë, mos u fyeni. Flini me dritë ndezur’-lexohej në parrullën e përgatitur nga ultrasit lazialë të varur në rrugën Annibaldi. Sigurisht manekinët u hoqën pas mesnate, por banderola edhe pse e shkatërruar në disa vende lexohej qartë. Ky veprim nuk i ka lënë indiferentë forcat e rendit në kryeqytetin italian të cilat kanë nisur menjëherë hetimet për këtë ngjarje.
sfidanti.al