Pau Gasol shkruan emrin në librin e artë të historisë së NBA. Në moshën 36 vjecare, basketbollisti spanjoll i San Antonio Spurs bëhet i 6 lojtar që arrin në kuotën e 2000 pikëve, 300 pasimeve dhe 200 bllokimeve në fazën e playoffit në kampionatin më spektakolar të botës. Më mirë se ai në këtë fazë kanë bërë vetëm emrat legjendarë të NBA ai Kareem Abdul Jabbar, Julius Erving, Hakeem Olajuwon, Shaquille O’Neal e Tim Duncan. Por jo vetëm kaq, Gasol e përfshiu veten në grupin e legjendave edhe gjatë sezonit të rregullt kur arriti në kuotën e 20 mijë pikëve, 10 mijë topave në tabelë, 3500 pasimeve dhe 1500 bllokimeve duke iu bashkuar Jabbar, Kevin Garnett e Tim Duncan. Me pak fjalë; Pau Gasol është një mit i basketbollit botëror.
sfidanti.al