Giorgia Palmas; bukuroshja nga Sardegna që është imazhi i Giro D’Italia

Një prej evenimentëve më të rëndësishëm ciklistikë në botë, Giro D’Italia feston këtë vit 100 vjetorin e tij. Evenimenti, që ka nisur tashmë, ka si imazhin e tij një prej femrave më të preferuara dhe të njohura në Itali dhe bëhet fjalë për Giorgia Palmas, modele, ish velinë, prezantuese etj. E lindur në vitin 1983 në Cagliari, Palmas nisi karrierën me pjesëmarrjen në konkursin e bukurisë Miss Italia, ndërkohë që në 2001 ajo u rendit e dyta në Miss Bota. Pas konkurseve ajo hyri në botën e televizionit ku u pa në rolin e velinës në programin satirik ‘Striscia La Notizia’. Pas kësaj ajo ka qenë gjithnjë e pranishme në programe të ndryshme e reality show, madje ka dalë fituese në ‘L’Isola dei Famosi’ dhe tani është imazhi një prej garave më prestigjioze sic është Giro D’italia. Por ky eveniment nuk është aktiviteti që e lidh Palmas me botën sportive. Në periudhën 2004-2011 ajo ka jetuar një histori dashurie me Davide Bombardinin futbollist i Romës dhe shumë skuadrave të tjera. Që nga viti 2012 ajo është e lidhur me Vittorio Brumotti, kampion në ‘bike trial’ dhe personazh televiziv. Ishte pikërisht ky i fundit që i ka ngjallur asaj interesin për ciklizmit. ‘Me babain tim e shihja gjithnjë Giro D’Italian, por tani jam akoma më e apasionuar pas këtij sporti-tregon Palmas-zotëroj 10 biçikleta. Është një nder e krenari që jam imazhi i një evenimenti kaq të rëndësishëm’.

sfidanti.al