Kush eshtë superyll në sportin britanik, Xhoshua apo Marej?

Kampioni i botës në tre versione të boksit profesionist, IBO, IBF dhe WBA, Entoni Xhoshua, u shpall nga media angleze si superylli i sportit britanik mbas fitores së tij të fundit mbi ukrainasin Vladimir Kliçko në “Uembli” të Londrës para 90 000 shikuesve. Por vetë ky boksier nokautist, vazhdimisht, ashtu edhe kësaj here, u distancua nga grandomania, duke e demonstruar përsëri modestinë tij para medias angleze dhe duke i kundërshtuar definicione të tilla. Pak kohë më parë, po media angleze shpalli superyll të sportit britanik tenistin Endi Marej.

Pra kush është superyll, njëri apo tjetri? Xhoshua tregoi një respekt të madh për tenistin nr.1 në botë. “Ju doni të më pyesni, nëse unë ia kam marrë kurrorën Endit në sportin britanik? Nëse ai ka arritur shumë në karrierën e tij. Po bëni shaka? Ju nuk duhet të flisni për një diçka të tillë, spese Marej është prej kohësh në majë të sportit britanik dhe konkurron në nivelin më të lartë në botë. Kurse unë sapo mbërrita te të mëdhenjt”, tha Xhoshua.

Sfidanti.al