Xhixhi Bufon vazhdon që të thyejë rekorde, duke qenë 39 vjeç. Portieri veteran me përvojë të madhe i Juventusit, në ndeshjen e mbrëmshme gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve kundër Monakos, bëri një hap tjetër të madh drejt një “heroizmi” të radhës. Bufoni shënoi pjesëmarrjen e 106-të në konkurrimin më të fortë evropian, duke u bërë italiani i tretë me numrin më të madh të pjesëmarrjeve në të. Rekordmen i Serisë A është Paolo Maldini që ka luajtur 109 herë me bluzën e Milanit në Ligën e Kampioneve, ndërsa, mbas tij, vjen Andrea Pirlo me një ndeshje më pak.
Kështu, Bufonin e ndajnë vetëm tri ndeshje që të arrijë të thyejë rekordin, ndërkohë që në majë të “listës së përjetshme”, me numrin më të madh të pjesëmarrjeve, ndodhet portieri spanjoll Iker Kasijas me 164 ndeshje. Bufoni është, ndërkohë, edhe italiani i dytë me pjesëmarrjen më të madhe, me mbi 100 ndeshje, me bluzën e vetëm një ekipi në Ligën e Kampioneve. Para tij, ndodhet Pirlo që ka nëntë pjesëmarrje më shumë. Për Bufonin, ndeshja e mbrëmshme ishte pjesëmarrja e 100-të në Ligën e lartpërmendur, ndërkohë që gjashtë ai i ka me Parmën.
Sfidanti.al