Në NBA ai vlerësohet si “Perëndia e lojtarëve anësorë” (Point God), dhe padyshim që e meriton këtë epitet bombastik dhe të ekzagjeruar. Kris Pol e mbylli me një tripëll dabëll ndeshjen që Feniksi fitoi ndaj Lejkërsave (111-94), duke festuar në mënyrën më të mirë të mundshme mbërritjen e kuotës së 10 000 asisteve në karrierë.
 
    
 
     
     
     
     
     
     
     
     
    