Askush nuk e kishte bërë një gjë të tillë. Ishte fundi i sfidës mes Oklahomës dhe Nju Orlinsit, kur një basketbollist mik realizoi diçka të pabesueshme. Devonti Graham shënoi koshin fitues në distancën më të madhe në sekondën e fundit, ndërsa sirena ishte duke tingëlluar. Distanca nga koshi ishte mbi 20 metra, ndërsa për gjuajtjen kishin mbetur vetëm 1.4 sekonda. Askush nuk ka shënuar nga një distancë e tillë, të paktën që kur nisën të mbaheshin statistikat në NBA 25 vjet më parë. “As nuk pata kohë të mendoja, ndershmërisht, – tha Grahami, – thjesht mora topin, e gjuajtja dhe prita se çdo të ndodhte. Nuk ishte i përgatitur për këtë. Padyshim që është gjuajtja më e mirë e karrierës sime”.
E gjitha kjo vetëm dy ditë pasi Stefën Kërri theu një rekord legjendar sërish të gjuajtjeve nga largësia. Ylli i Golden Stejtit theu rekordin e tripikëshave në basketbollin amerikan në “Medison Skuer Garden” të Nju Jorkut duke realizuar pesë kosha të tillë e duke lënë pas arritjen e madhe të Rej Allenit. Kërri ka tani 2977 kosha nga largësia ndaj 2973 që ishte rekordi i mëparshëm. Për më tepër, ai e ka arritur këtë me 789 ndeshje, 511 më pak sesa Alleni, që është një diferencë e madhe.
Sfidanti.al