Kohë të vështira për futbollin në Angli, dhe të kuqtë e Jurgen Klopit patën disa mungesa për shkak të infektimeve me koronavirusit, ku më i shquari ishte Van Dajk, por edhe Fabinjo. Për më tepër, Liverpulit i duhej fitorja sepse Mançester Siti ia kishte dalë më parë, ndërsa përballë kishin Njukasëllin “e plagosur”, trajneri i të cilit Edi Haui po punon shumë që t’i japë karakterin e tij. “Laraskat” kaluan në epërsi me ish-lojtarin e Liverpulit, Shelvi, dhe ndonëse u mundën 1-3 nuk bënë aspak përshtypje të keqe. Diogo Zhota, Mohamed Salah dhe Aleksandër-Arnold ishin autorët e golave për ekipin më “eksploziv” të Premier Ligës që ka tani 40 pikë ndaj 41 të Sitit, ndërsa Çelsi mbeti prapa (37 pikë) me barazimin 1-1 në “Stemford Brixh” ndaj Evertonit të Rafa Benitezit, që kishte probleme me koronavirusin. Edhe Çelsi pati mungesa, madje të rëndësishme pasi Kovidi ka goditur Lukakun dhe Vernerin.
Sfidanti.al