Insinjen thuhet se e duan të gjithë, por deri tani e zyrtarisht e do vetëm Toronto!

Kontratën me Napolin nuk po e rinovon dhe nuk dihet nëse do ta bëjë. Edhe mund të ndodhë, por duket e vështirë që Lorenco Insinje të vazhdojë ta mbajë fanelën e kaltër në qytetin e Maradonës. Prej kohësh ka ftohtësi me presidentin De Laurentis, ndërsa të dyja palët e hedhin “topin” në fushën e tjetrit. Edhe pse “Pema e Krishtlindjeve” është bërë gati, sërish nuk duket se do të vendoset ndonjë dhuratë poshtë saj, e pas dy javësh sulmuesi është ligjërisht i lirë për të biseduar me cilindo klub që të dëshirojë. Napoli i ofron deri në 4.5 milionë euro në sezon, bashkë me shpërblimet, pak a shumë kontratën që ka pasur, por që kapiteni duket se e konsideron të vogël. Thuhet se në Itali atë e duan Interi, Juventusi, Roma e Lacio, si dhe Bajerni apo Totenhemi.

Sfidanti.al