Paç fatin e E.Jorgjit! Kur UEFA shpërblen ..sherbyesit e sistemit !

Enea Jorgji qënka graduar nga UEFA! {farë ka bërë në vendin e tij për të merituar titullin arbitër kryesor në Kategorinë e parë të UEFA-s? I ka shërbyer futbollit apo lojës në prapaskenë t ë shefave? Një gjë është e sigurt: Nëse do të kishte një klasfikim për arbitrat më të kontestuar të këtyre viteve të fundit, Jorgjit do t’i takonte një vend “nderi” në podin e 3-shes.! Si ka mundur UEFA që në thesin tonë të arbitrimit, ku të gjithë janë futur me shtrëngesë dhe pa cilësi dalluese, t’i kapë dora tamam arbitrin që duan dhe e kanë keqpërdorur më shumë shefat tanë!

Nuk është hera e parë, as e fundit, që UEFA në mënyrë plateale,sidomos më shqiptarët, të ketë guximin që të katapultojë më të “keqin” për të më të mirin. Vite më parë, tamam tamam në kohën e “depresionit moral” të futbollit, fiks fare kur u dënua Skënderbeu me 10 vite, a nuk ishte kjo zonjë e pandershme, që quhet UEFA, që midis shqiptarëve, zgjodhi më fajtorin për ta ngritur në “parajsë” si anëtar të Komitetit Ekzekutiv. Ndaj, është meritë e UEFA-s, që në garën tonë me topin e shfryrë nga veset , ata që vlerësohen si më të mirët, na fakt bëjnë pjesë tek më të ..këqinjtë!
Sfidanti.al