Tuheli “i bie kokës me grushta” për gabimet e Çelsit të tij!

Në të vërtetë nuk pati shqetësime nga mbrojtja përveç një goli të pësuar me goditje standarde. Tomas Tuhel, po ashtu, mund të ndihet me ndërgjegje të qetë që Çelsi i tij u ndal nga Evertoni në Londër duke pasur 7 lojtarë jashtë për shkak të Kovidit. Jo vetëm kaq, por Blutë dominuan lojën duke mbajtur topin 80 për qind e më shumë, e duke pasur epërsi dërrmuese në gjuajtje e në pasime. Gjithsesi, fitore nuk pati. “Mëkat i madh që shpenzojmë kaq shumë për të shënuar, ndërsa kundërshtari shpenzon kaq pak për një gol, – tha trajneri gjerman, – ne humbëm shumë raste në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit nuk patëm ritmin e duhur dhe ishte e vështirë. Mëkat që patëm sërish epërsinë dhe nuk e mbajtëm”. “Na munguan shumë lojtarë nga Kovidi, personalitete të mëdha, titullarë të përhershëm, por nuk duhet të justifikohemi, nëse na thonë të luajmë, do të luajmë”, – përfundoi Tuheli.

Sfidanti.al