Halandi si Ronaldo dhe Tomori, kërcim “në orbitë” për golin

Nuk dihet nëse e ka thyer rekordin apo jo, por padyshim që është në “ato ujëra”. Erling Halandi shënoi një gol të shkëlqyer me kokë për Dortmundin ndaj Grojter Fyrtit në Bundesligën gjermane, me një kërcim në ajër që kujtoi atë të Kristiano Ronaldos ndaj Sampdorias (kur ishte tek Juventusi), dhe të Fikajo Tomorit të Milanit ndaj Juventusit. Kërcimi i Ronaldos ishte 2.56 metra (përfshi edhe shtatlartësinë), ndërsa ai i Tomorit plot 2.62 metra. Matjet nuk janë bërë të ditura, por kërcimi ishte “në orbitë”, dhe thuhet se “Halandi sfidon ligjet e gravitetit”. Me 53 gola në 53 ndeshje në Bundesligë dhe 76 gola në 74 ndeshje gjithsej për Dortmundin, sulmuesi 21-vjeçar norvegjez është një “bishë” e vërtetë, i cili ka edhe 12 gola në 15 ndeshje me kombëtaren.

Sfidanti.al