Ndeshja e fundjavës në La Liga nuk do të shtyhet dhe Karlo Ançeloti bën llogaritë me epideminë që ka goditur ekipin e tij. Ka 5-6 lojtarë të Realit me Kovid, dhe të tillë janë Asensio, Bejl, Rodrigo, Lunin, por më parë edhe Modriç e ndojnë tjetër. Ka mundësi që Ançeloti të llogarisë të luajë me Hazarin, ndërsa shpreson që të mos preket dyshja e sulmit Benzema-Vinisius. Kamavigna mund të shohë fushën, dhe ka shanse më të mira sesa Isko, ndërsa mund të llogariten edhe lojtarë nga filiali, pra nga ekipi i Kastilies që stërvitet nga Raul Gonzales. Reali luan të dielën në “Santiago Bernabeu” ndaj Kadisit, një ndeshje që normalisht duhet fituar, por që nuk ka asnjë siguri për gjendjen në të cilën ndodhen madrilenët.
Sfidanti.al