Në vendin e parë në Serinë A, skuadra e trajnerit Simone Inzagi duket se ka një javë të favorshme. Luan sot në fushën e Salernitanës, njërës prej skuadrave më të dobëta të kampionatit, ndërsa rivalët kanë përballje të forta si Milan-Napoli dhe Atalanta-Roma. Shpresa është për të marrë tri pikët sonte dhe për të shijuar ndonjë gabim të kundërshtarëve, ndonëse statistikat nuk janë të kënaqshme. Në 4 ndeshjes mes Interit dhe Salernitanës, ka fituar vetëm e zonja e shtëpisë. Pra, Interi ka fituar dy herë në “San Siro” dhe është mundur dy herë në Salerno. A do të jetë kjo hera e duhur për ta ndryshuar situatën? Për më tepër, zikaltërit nuk do të kënaqeshin as me barazimin, pasi e tillë është konkurrenca këtë vit në Serinë A.
Sfidanti.al