Natyrisht po bën punën e tij, por këtë sezon po e bën shumë mirë. Kevin Duranti jo më kot është shënuesi më i mirë i NBA-së, edhe mbi Janis Adetokumbon apo Stefën Kërrin, ndërsa në ndeshjen e fundit mbajti ekipin në këmbë në një provë të vështirë ndaj Filadelfias. Bruklini nuk kishte lojtarë kryesorë si Irving, Harden apo Olldrixh si pasojë e protokollit të Kovidit. Duranti shënoi 34 pikë, kapi 11 topa në tabela dhe shërbeu 8 asistë në fitoren 114-105. Bruklini mbetet në vend të parë në Konferencën Lindore me 21 fitore e 8 humbje, ndërsa në total ndodhet pas Golden Stejtit, Feniksit dhe Juta Xhazit.
Sfidanti.al