Një kosh në sekondën e fundit në kohën shtesë bëri të mundur që Los Anxhelos Lejkërsat të arrinin një fitore të rëndësishme në fushën e Dallasit, edhe pse vendasit ishin pa yllin kryesor, Luka Doncic të dëmtuar. Ostin Rivis, debutues në NBA këtë sezon, ishte autor i koshit tripikësh që vulosi rezultatin 107-104. Ky ishte koshi i vetëm në kohën shtesë që nuk u shënua nga “treshja e madhe”, Xhejms-Dejvis-Uestbruk. Lebroni shënoi 24 pikë, Uestbruk shtoi 23, ndërsa Entoni Dejvis u kthye pasi mungoi dy ndeshje për dëmtim duke shënur 20 pikë e duke kapur 12 topa në tabela.
Sfidanti.al