Qendra stërvitore në “Karrington” është kyçur të paktën deri në martën. Nuk i ka punët aspak mirë Mançester Junajtidi dhe trajneri Ralf Rangnik, ndërsa koronavirusi po bën “kërdinë” në skuadër. Sipas raporteve nga Anglia, “djajtë e kuq” kanë pasur vetëm 7 lojtarë në dispozicion për ndeshjen e radhës ndaj Brajtonit, e cila u vendos që të shtyhej. Sfida duhet të luhej të shtunën në 13:30, ndërsa është e dyta për Junajtidin e anuluar pas asaj të së hënës ndaj Brentfordit. Kjo është ndeshja e pestë e Premier Ligës e anuluar deri tani, ndërsa Brentfordi ka bërë thirrje që sezoni të ndalet, bashkë me çerekfinalet e Kupës së Ligës. Sipas mediave, mund të ketë edhe nja 10-12 kërkesa të tjera për të anuluar ndeshjet në mes të valës së re të infektimeve.
Sfidanti.al