Edhe Reali po “bie në gjunjë” nga Kovidi, 6 të sëmurë deri tani

Një ditë më parë, në Madrid u lajmërua se Luka Modriç dhe Marselo kishin rezultuar pozitivë për koronavirus. Gjithsesi, kjo nuk ishte e gjitha sepse sot doli lajmi se edhe 4 lojtarë të tjerë janë të infektuar. Me tyre, Garet Bejli si dhe djali i trajnerit Karlo Ançeloti, Davide, që është pjesë e stafit teknik. Reali duhet të luajë të dielën ndaj Kadisit, ekipit të vendit të 18-të në La Liga, ndërsa duhet parë sesi do të shkojë çështja e infektimeve. Me 6 lojtarë mangut natyrisht që është problem, por mund të ketë edhe më shumë të infektuar.

Sfidanti.al