Çfarë epoke po jetojmë, NBA pranon anti-vaksinën Irving, por për ndeshjet jashtë fushe!

Bruklin Netsat do ta kenë në ekip basketbollistin rebel. Kajri Irving është një nga talentet më të mëdhenj të NBA-së, ndërsa deri tani ka qenë larg ekipit. Netsat e kanë pasur si masë disiplinore, veçse tashmë koronavirusi ka sulmuar ekipin, ndërsa Kevin Durant është mbingarkuar e rrezikon të lodhet e të dëmtohet. Gazetari amerikan, Adrian Vojnarovski, thotë se Bruklini do ta pranojë Irvingun në ekip, por vetëm për ndeshjet jashtë fushe, sepse rregullat në Nju Jork janë që nuk e lejojnë të luajë i pavaksinuar. Lojtari që doli kampion në 2016 me Klivlendin në krah të Lebron Xhejmsit, është i vendosur që të mos vaksinohet, duke e quajtur këtë një të drejtë të tij njerëzore. Për momentin, NBA është e sulmuar nga epidemia duke pasur 53 lojtarë të sëmurë pra edhe të izoluar.

Sfidanti.al