Barcelona ka shpresë për Gavin, por aspak për Jusuf Demirin!

Edhe kjo gjë nuk ishte parë ndonjëherë. Klubi që deri një vit më parë kishte të ardhurat më të mëdha vjetore në botë me gati 1 miliardë euro, sot nuk mundet të përballojë një lojtar që do t’i kushtonte vetëm 10 milionë. Katalanasit mësohet se do ta kthejnë prapa talentin e ri, Jusuf Demir, tek Rapidi i Vjenës duke ndërprerë huazimin 1-vjeçar. Sipas klauzolave të kontratës, Barça do të duhet të paguajë shumën 10 milionë euro në bazë të rendimentit të lojtarit, por përderisa në arka nuk janë këto para, atëherë vendimi është për ta kthyer Demirin prapa tek Rapidi. Sulmuesi ka luajtur 9 ndeshje që kur mbërriti në “Kamp Nou” dhe një ndeshje e 10-të do të ishte “fatale”. Në pamundësi financiare, katalanasit pritet ta humbasin për fare 18-vjeçarin pasi Dortmundi ka shprehur interes. Lajmet e mira të paktën janë për Gavin që pritet të rinovojë kontratën, ndonëse akordi ende nuk është arritur.

Sfidanti.al