Trajneri mbetet me këmbë në tokë, ndërsa skuadra e tij është ndër më të bukurat në Serinë A dhe në Europë. Të rralla janë ato ekipe që luajnë aq mirë sa Interi, siç e tregoi në fitoren e djeshme 5-0 në Salerno, edhe pse Simone Inzagi tregohet modest. “E zhbllokuam ndeshjen shpejt dhe pastaj u bë më e lehtë, – tha ai, – fitorja ishte e bukur dhe duam ta mbyllim mirë vitin 2021 në ndeshjen ndaj Torinos. Do të jetë sforcoja e fundit para festave”. Inzagi thotë se impenjimi në Champions bëri që Interi i tij të linte ndonjë pikë rrugës, por jo aq sa për t’i prishur punë. Më pas, ai flet për kalendarin në nisje të 2022-it. “Deri në mesin e shkurtit do të kemi një ngarkesë të madhe, – thotë trajneri, – shumë ndeshje vendimtare, përfshi edhe Superkupën. Do të kemi një janar të tmerrshëm, por duhet që të pushojmë mirë që të jemi gati, pasi shumë lojtarë kanë luajtur vazhdimisht dhe janë të lodhur”.
Sfidanti.al