400 ndeshje në Bundesligë për “fshatarin” Tomas Myler

E festoi me gol, si dhe me specialitetin e tij të veçantë, asistin. i tillë Tomas Myleri në ndeshjen e tij jubilare të 400-të në Bundesligë, ndërsa 32-vjeçari beson se do të jetë në Mynih për të festuar gjithashtu ndeshjen e 500-të. Të gjitha me Bajernin, me të cilin ka fituar kaq shumë, ndërsa hapi rezultatin në fitoren 4-0 në “Alianc Arena” ndaj Volfsburgut që është në krizë të plotë. Myleri shërbeu edhe pasimin e golit të dytë shënuar nga mbrojtësi Dajot Upamekano. Në 400 ndeshje kampionati, “fshatari” bavarez ka shënuar 134 gola, ndërsa në total për Bajernin ka 624 ndeshje dhe 217 gola. Këtë sezon, është një nga lojtarët më të spikatur të Bajernit dhe të kampionatit me 5 gola e 15 asistë në 17 ndeshje.

Sfidanti.al