Nuk u luajt në Arenën me rreth 20 000 spektatorë, por në Sallën “Pionir” dhe katalanasit ia dolën 76-69 ndaj Crvena Zvezdës në Euroligën e basketbollit të meshkujve, ndërsa në pallatin e sportit ishte një tifoz i veçantë. Novak Gjokoviç, numri 1 i botës në tenis, u ndodh në tribunë për të ndjekur Zvezdën, por edhe Barcelonën, pra për të shijuar një ndeshje basketbolli, ndërsa u soll si një tifoz vendas. Në përfundim, bashkërekordmeni i Grand Slemeve shkoi të takonte lojtarët e të dyja skuadrave, dhe kur takoi ata të Barçës u ndal sidomos tek Nikola Mirotiç, lojtari me origjinë malazeze dhe nënshtetësi spanjolle. Trajneri i katalanasve, Jasikevicius, deklaroi me shaka pas ndeshjes se “mos doni që t’u vë gjobë lojtarëve që bënë foto me Gjokoviçin?” “Unë vetë e kam ndjekur ndeshjen e tij të parë në “Uimbëlldon”, – përfundoi lituanezi.
Sfidanti.al