Kërri thyen rekordin e Alenit për 3-pikëshat, prani kuotës 3 000!

Për fat ndodhi në një arenë të lavdishme të NBA-së, edhe pse jo në pallatin e sportit në shtëpi. Stefën Kërri theu rekordin e tripikëshave në basketbollin amerikan në “Medison Skuer Garden” të Nju Jorkut duke realizuar pesë kosha të tillë e duke lënë pas arritjen e madhe të Rej Allenit. Ylli i Golden Stejtit ka 2977 kosha nga largësia ndaj 2973 që ishte rekordi i mëparshëm. Për më tepër, ai e ka arritur këtë me 789 ndeshje, 511 më pak sesa Alleni, që është një diferencë e madhe. Allen u ndodh në arenë dhe e përgëzoi rekordmenin e ri, duke e quajtur të veçantë, edhe pse theksoi se sot loja e basketbollit ka ndryshuar, duke pasur më shumë tripikësha sesa kur luante ai. Tashmë, Kërri do të kalojë shifrën 3 000 të koshave të tillë, duke qenë se i duhen vetëm 23.

Sfidanti.al