Nuk dihet nëse mund të ndodhë, por rregullat e reja që pritet të vendosen në Britaninë e Madhe mund të detyrojnë shumë yje afrikanë të mos paraqiten në grumbullimet e ekipeve të tyre kombëtare. Interesi i klubeve të Premier Ligës, në këtë rast dhe si shpesh herë, është i kundër me atë të kombëtareve të vendeve të Afrikës të cilat duan të organizojnë Kupën Kombeve nga 9 janari deri në 6 shkurt. Media franceze, RMC Sport, deklaron se turneu mund të shtyhet, por organizatorët thonë se gjithçka do të vazhdojë sipas planit në Kamerun. Klubet e Premier Ligës duan shtyrje sepse ata do të jenë në mes të sezonit, ndërsa shpresojnë se kufizimet që mund të vendosen për Omikronin do t’i ndihmojnë që yjet e tyre si Salah apo Mane të mos largohen.
Sfidanti.al