Ky sport, si çdo tjetër që ushtrojnë njerëzit, nuk është aspak i pandjeshëm ndaj parave, por kjo vlen vetëm për kontratat e sponsorizimeve, që nxisin rrogat dhe investimet. Kur vjen puna për të luajtur futboll në fushën e lojës, asnjë shumë financiare nuk është në gjendje të të ndihmojë. Rasti më tipik është pikërisht ai që ka ndodhur këto ditë kur një futbollist me emrin Faik Bolkiah “vari këpucët në gozhdë”. Djaloshi 23-vjeçar ishte tek skuadra e Maritimos në Superligën e Portugalisë, por nuk mundi të luante në ekipin e parë, edhe pse ishte (dhe mbetet) nipi i Sulltanit të Bruneit, një trashëgimtar i tij, ndërsa ky sulltan ka pasurinë prej rreth 20 miliardë USD. Bolkiah u provua në Angli tek Arsenali, Çelsi, Sauthemptoni apo Leisteri por pa sukses.
Sfidanti.al