Totenhemi? Po të ishte për në Angli, Mbapeja zgjidhte, Sitin, Junajtidin apo Liverpulin!

Kur iu bë kjo pyetje në ceremoninë e Topit të Artë në Paris, kampioni i botës vetëm u përgjigj me një të qeshur të madhe. “A mund të shkosh tek Totenhemi?”, – i kërkoi aktori i Hollivudit, Tom Holand, që është tifoz i Spërsave, ndërsa Kilian Mbapeja u përgjigj duke qeshur, “është e pamundur, e pamundur”. Sipas të gjitha gjasave, që nga data 1 janar sulmuesi do të nisë të bisedojë me Realin e Madridit për të realizuar kalimin në La Liga korrikun e ardhshëm, ndërsa nëse do të kishte qenë për në Premier Ligën angleze, ai do të kishte zgjedhur Mançester Sitin e Guardiolës, Mançester Junajtidin, Liverpulin e Jurgen Klopit apo Çelsin e Tomas Tuhelit, me të cilin ka punuar tek Paris SG.

Sfidanti.al