Nuk ia ka dalë as të mbërrijë Timo Vernerin apo Ioan Viorel Ganean, por gjithsesi ka bërë diçka të madhe. Serg Gnabri ishte një hero në fitoren 5-0 të Bajernit në Shtutgart sepse shënoi 3 gola dhe shërbeu asistet për dy rrjetat e tjera të shënuara nga Robert Levandovski. Pra, ishte hero në të 5 golat. Vetëm Klaudio Pizarro ka bërë më shumë se kaq, kur pati 4 gola dhe 2 asistë për Bajernin ndaj Hamburgut në mars 2013, Ioan Viorel Ganea që pati po 3 gola e 3 asistë për Shtutgartin ndaj Kaizerslauternin në shkurt 2001 dhe Timo Verner me të njëjtin bilanc, 3 gola e 3 asistë, për Lajpcigun kundër Maincit në nëntor 2019. Lojtarë të tillë si Levandovski, Patrik Shik, Obamejang, Mario Gomez, Zhovani Elber apo Bart Gor janë pak më mirë me 4 gola dhe nga 1 asist. Ndërkaq, “kryet e vendit” i mbajnë Levandovski dhe Joviç që kanë shënuar nga 5 gola në një ndeshje.
Sfidanti.al