Konte është trajneri i vitit, por Barela veçon Simone Inzagin

Ish-tekniku i Interit u vlerësua si më i miri në profesion në Itali për 2021-in nga “La Gazeta delo Sport”, ndërsa një çmim e pati edhe mesfushori i Italisë dhe ai zikaltër. Nikolo Barela deklaroi pas “dekoratës” se “Interi ka diçka më shumë se të tjerët, dhe ne kërkojmë yllin e dytë në fanelë”. Kjo do të thotë që dëshiron që Interi ka arrijë shifrën 20 të kampionateve të fituara. Duke folur për trajnerët, bën një krahasim duke thënë se “me Inzagin jemi më të lirë në fushë sesa me Konten”. Interi është rikthyer në krye të Serisë A pas fitores ndaj Kaljarit dhe gabimeve të Milanit e Napolit, ndërsa sezonin e kaluar fitoi titullin pas 11 vjetësh duke pasur Antonio Konten në stol.

Sfidanti.al