Kur holandezi erdhi në stolin kuqezi, në Federatë e lavdëruan shumë, ndonëse ai do të ulej në stolin që kishte lënë bosh legjendari Oto Bariç. Theksohej fakti se ai ishte holandez, ish-yll i Ajaksit dhe pëlqente futbollin sulmues. Kur u mor vesh se letrat si trajner i Anderlehtit, Shtutgartit apo Kamerunit nuk të bënin patjetër

