Kejn, Muani, Osimhen; kjo, renditja e dëshirave të Man. Junajtidit!

Në “Old Traford” mendojnë për një qendërsulmues, pasi siç është thënë Markus Rashfordi nuk është i tillë. Sipas mediave angleze, Mançester Junajtidi ka në krye të listës së dëshirave Harri Kejnin, kapitenin e kombëtares së Anglisë dhe yllin e Totenhemit. Nuk dihet nëse do të arrijë ta marrë, ndërsa si Plan B është sulmuesi i Frankfurtit, Randal Kolo Muani, i cili mundtë kushtojë rreth 120 milionë euro, dhe që e pëlqen edhe Bajerni. i fundit si pëlqim duket se është Viktor Osimhen i Napolit.

Sfidanti.al