Ylli kryesor i ekipit mungoi për shkak dëmtimi, siç edhe ishte parashikuar. Zhoel Embijd nuk mundi të luante në sfidën e parë të serisë së madhe gjysmëfinale të Konferencës Lindore të NBA-së në Arenën e Bostonit. Gjithsesi, Filadelfia fitoi 119-115 falë “shpërthimit” të Xhejms Hardenit i cili shënoi 45 pikë. “Mjekra” barazoi rekordin e karrierës. Ishte Hardeni që shënoi tripikëshin vendimtar kur kishin mbetur 8.7 sekonda. Për ndeshjen e dytë, gjithashtu në Boston, Embijdi i ka shanset 50 me 50.
Sfidanti.al